Të çmendur pas Kristjan Asllanit/ Fantazisti i Kombëtares fiton Interin, “La Gazzetta dello Sport” me superlativa për shqiptarin

Një gol të tillë, nëse Asllani do ta kishte shënuar në “San Siro” do kishte bërë që stadiumi të shpërthente në brohoritje. 20-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar pak ditë me fanellën zikaltër veshur për të treguar se çfarë potenciali zotëron. Sigurisht ishte thjesht një test miqësor, por gola të tillë duhet të dish të bësh, pavarësisht se përballë kujt luan.

KRISTJAN ASLLANI

Goli i Asllanit në miqësoren e fundit të Inter kundër Milanese ka bërë xhiron në rrjet, por mbi të gjitha fitojë duartrokitjet e shokëve dhe një buzëqeshje nga ana e Inzaghi. Jo vetëm goli, Asllani shfaq në çdo moment thjeshtësi dhe personalitet, diçka që e vuri menjëherë në pah gjatë kohës kur fitoi një fanellë titullari tek Empoli.

Asllani ka pasur një rritje të pabesueshme në 6 muajt e fundit shkruan La Gazzetta dello Sport, meritë për këtë ka dhe ish trajneri i tij Aurelio Andreazzoli. Këto ishin disa detaje që bindën Inter të investonte menjëherë 4 milionë euro, plus 10 të tjera për blerjen përfundimtare. Inter ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur për këtë lëvizje, Asllani është një nga ata lojtar që të ofron garanci, një bast i fituar.

KRISTJAN ASLLANI 2

Në Pinetina, qendrën stërvitore të Inter, të gjithë duken të çmendur pas Asllanit, ka bërë për vete edhe trajnerin Inzaghi që e kërkonte prej kohësh. Asllani-Inter ishte një lidhje e destinuar të përfundonte në martesë pasi talenti kuqezi ishte i dashuruar pas fanellën zikaltër.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×