Juventusi ka zyrtarizuar rikthimin e Pol Pogba, me francezin që ka firmosur kontratën me klubin Torinez deri në vitin 2026.
29-vjeçari rikthehet kështu në Itali si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Mançester Junajtid.
Juventusi e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Twitter” ku ka zbuluar se Pogba do të marrë fanellën me numër 10 e cila ishte e lirë pas largimit të Dibalës.
𝗜𝗧’𝗦 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟! @paulpogba is 🔙 in ⚪️⚫️🤩#POGBACK
— JuventusFC (@juventusfcen) July 11, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…