Dalin fotot nga festa e 70-vjetorit të Fatos Nanos, kryebashkiaku i Kavajës: Mentori im! Pa ty rrugëtimi im nuk do të ishte i njejtë

Nano 1

Ish- kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka festuar sot 70 vjetorin e lindjes.

Foto nga festa janë publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali.

Krali, i cili është nip i ish kryeministrit Nano, me anë ë një postimi në Facebook, ka deklaruar se rrugëtimi i tij nuk do të kishte qenë i njëjtë pa mbështetjen dhe këshillat e zotit Nano.

Postimi i plotë:

Mentori im!
Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!
Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!
Shëndet e jetë të gjatë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×