“Ndeshja e parë ‘vdiq’”, Xhixha: Shënojmë unë e Seferi dhe kalojmë turin

Redon Xhixha shpreson që ai dhe Taulant Seferi të shënojnë gol, ndërsa Tirana të kalojë në turin tjetër të Champions Leagues. Sulmuesi i bardhebluve, i cili pati disa raste në sfidën e parë me Dudelanzhin, flet për çfarë ndodhi në Luksemburg dhe çfarë pritet që të ndodhë në “Air Albania”.

redon xhixha

“Ndeshja e parë ‘vdiq’. Nuk kemi çfarë të bëjmë më. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e dytë dhe të tregojmë se kush jemi. Ne jemi kampionët e Shqipërisë dhe duhet të kthejmë atë rezultat e të kalojmë turin e parë”, tha në fillim Redon Xhixha. Sulmuesi që erdhi verën e shkuar nga Laçi thotë se edhe rastet që pati nuk mundi që t’i çonte në portë. Ai shpreson që në ndeshjen e dytë gjërat të shkojnë më mirë.

“Kështu është futbolli. Rastet krijohen. Nuk shënova, shpresoj që të shënoj në këtë ndeshje. Xhixha është mirë dhe shpresojmë që të kualifikohemi në turin tjetër”, vazhdoi më tej Redoni. Sipas Xhixhës, futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe për këtë ka ditë të mira dhe të këqija, ndërsa bardheblutë duan që këtë herë të jetë nata e tyre. “Futbolli ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Nuk ishim në ditën më të mirë në Luksemburg. Shpresojmë që në sfidën e kthimit të bëjmë më të mirën si unë dhe Seferi e të shënojmë të dy që të kualifikojmë ekipin. Çdo humbje është zhgënjyese. Është e kotë të them gjëra të tjera”, deklaroi sulmuesi i krahu të majtë.

Nga ana tjetër, Tirana do të ndiejë mungesën e Limajt, por sulmuesi thotë që edhe zëvendësuesi do të bëjë po aq mirë sa Veseli. “Mungesa e Limajt dihet. Veseli është lojtar i rëndësishëm. Dihen cilësitë e atij, por shpresoj dhe jam i bindur që ai që do të futet do ta zëvendësojë më së miri”, mbylli Redon Xhixha.

Duhet ta pranojmë se Redon Xhixha është zbulimi i sezonit për Tiranën. Ish-sulmuesi i Laçit erdhi te Tirana dhe që në kampionatin e parë e ngriti në katedër. Xhixha deri tani ka shënuar 14 gola duke kaluar rekordin personal. Ai ka bërë një sezon fantastik, teksa pret një aventurë të madhe në Europë.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×