Mesut Ozil pritej të bëhej një legjendë në radhët e Fenerbahçes, por mesfushori gjerman, e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme karrierën e tij në klubin e njohur turk. Futbollisti u transferua drejt Turqisë për të luajtur vitet e fundit të karrierës atje, por mbylli para kohe marrëveshjen që kishte me atë që e ka cilësuar shpesh si klubi i zemrës.
Problemet e vazhdueshme me drejtuesit dhe trajnerët, si dhe kritikat për rendimentin e tij jo edhe aq mbresëlënës, bënë të vetën me Ozil i cili përfundoi shumë shpesh në stol, pa lënë gjurmë në radhët e klubit. Kështu, në dy vite ai ka regjistruar pak më shumë se 30 ndeshje të luajtura, ndërsa sot palët kanë gjetur akordin për t’i dhënë fund një bashkëpunimi që qartësisht nuk ishte i duhuri.
Ozil kishte deklaruar se ajo te Fenerbahçe do të ishte eksperienca e tij e fundit në futbollin e luajtur dhe se kishte zgjedhur këtë klub për të mbyllur karrierën. Por në Turqi, mediat vendase sigurojnë se ai po bëhet gati për një aventurë tjetër. Ai pritet të nënshkruajë të skuadra e Istanbul Bashakshehir, klubi i cili është nën kontrollin e shtetit turk dhe orientohet direkt nga Erdogan. Ozil është një mik i presidentit të Turqisë dhe e ka ftuar edhe në dasmën e tij.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…