“Paracaktimi i Kreut të ri të SPAK nga qeveria, shqetësuese”, deputeti i PD: Çdo ndryshim në këtë moment, ndërhyrje në hetimet në proces

1651045555 1645636989spak

Deputeti i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese.

Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi u shpreh se Prokurori Speciale e Anti Korrupsionit, ka nevojë për nxitje dhe mbështetje dhe se çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces.

“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!”, shkroi ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×