Marash Kumbulla ka qenë subjekt i disa zërave në merkato që e lidhin atë me një kalim në Torino, te ish-trajneri i tij Ivan Juriç. Megjithatë, mbrojtësi nuk është i prirur të largohet së shpejti nga kryeqyteti.
Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori i Përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, u takua me agjentin e Kumbullës, Xhani Vitalin, për ta siguruar atë për rëndësinë e mbrojtësit. Mourinjo e konsideron atë si një pjesë të vlefshme për prapavijën e tij dhe me një potencial të madh, duke ditur që Kumbulla është vetëm 22 vjeç.
“Special One” dëshiron të vazhdojë të mbështetet në një mbrojtje me tre lojtarë dhe kështu, Kumbulla mund të jetë një rezervë e vlefshme për Smolling, Ibanez ose Mançinin.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…