A do të paraqitet Robert Levandovski në stërvitje me Bajernin e Mynihut sot?
A do të zgjedhë sulmuesi polak të respektojë kontratën apo rebelohet për të forcuar transferimin e tij drejt Barcelonës?
Pyetjes që ka munduar ambientin bavarez gjithë këto javë do t’i jepet përgjigjja ditën e sotme, kur përfundon edhe afati i pushimeve për senatorët e skuadrës, të cilët kanë luajtur me kombëtaret e tyre.
Të gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga “Säbener Straße” kur skuadra të dalë në stërvitje ditën e sotme dhe të marrë fund pritja për planin që ka zgjedhur 33-vjeçari për të ndjekur nga sot e tutje.
Tri ofertat e deritanishme të Barcelonës, e fundit 40 milionë euro plus 5 milionë bonuset, janë refuzuar nga kampionët e Gjermanisë që kërkojnë minimalisht 50 milionë euro për ta shitur.
“Bild” zbulon se kur Bajerni të bëjë apelin për vizitat mjekësore sot në qendrën stërvitore sulmuesi do të jetë atje.
Ndërsa gazeta vijon më tej e shkruan se në qëndrimin kokëfortë të klubit deri tani për të mos e shitur për asnjë çmim sulmuesin kryesor, fshihet edhe presidenti i nderit, Uli Hënes.
Edhe pse ish-presidenti nuk është më zyrtarisht përgjegjës për vendimet sportive në klub, si një pjesëtar i bordit mbikëqyrës të klubit, ai luan ende një rol shumë të rëndësishëm në vendimet e marra prej bordit.
Nga pikëpamja e Levandovskit dhe menaxherit të tij, sjellja e Bajernit konsiderohet mosmirënjohëse.
Ndërsa ai u transferua nga Dortmundi me parametër zero 8 vite më parë dhe falë golave të tij klubi ka fituar shumë trofe, numri 9 mendon se klubi duhet të kishte mbajtur një qëndrim më të zbutur dhe t’i plotësojë dëshirën e tij këtë verë, e cila është të transferohet në “Camp Nou”.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…