Thomas Strakosha pritet të prezantohet këtë të martë si blerja më e re e klubit të Brentford në Premier Ligë. Portieri i përfaqësueses shqiptare, pas zërave të shumtë për klube ku do të ishte zgjedhje e dytë si Çelsi e Mançester Junajtid, pritet të jetë titullar në kampionatin anglez me klubin londinez.
Gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano, ishte ai që dha lajmin për lëvizjen e Strakoshës në Angli, teksa në darkën e të hënës, konfirmoi se tashmë akordi ishte arritur dhe vetëm pritej prezantimi i tij.
“Thomas Strakosha ka përfunduar vizitat mjekësorë në Londër me Brentford këtë mëngjes dhe tani pritet të prezantohet si blerja e tyre e re. Kontrata është thuajse gati, ai do të ndjekë gjurmët e Hikei dhe Ljuis Poter si një lojtar i ri i Brentford”, shkruante gazetari i njohur.
Thomas Strakosha has completed medical in London with Brentford in the morning and he’s now set to be unveiled as their new signing. 🇦🇱🤝 #BrentfordFC
Contract almost ready, he will follow Hickey and Keane Lewis Potter as new Brentford player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
Brentford ishte surpriza e sezonit të kaluar në Premier Ligë, pasi klubi i vogël ia doli që të mbijetonte në elitë duke u renditur në vendin e 13, e duke lënë pas ekipe me emër si Aston Vila, Everton e Lids.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…