Eneo Bitri shpreson që Partizani të bëjë detyrën njëlloj si në ndeshjen e parë ndaj Saburtalo dhe të mos ndërmarrë rreziqe të kota në sfidën e kthimit. Pas suksesit 1-0 në sfidën e parë në transfertë, mbrojtësi i të kuqve ka shprehur optimizmin duke folur sot para mediave se ekipi do të dijë të shfrytëzojë në maksimum potencialin për të përsëritur një sukses edhe para tifozerisë së vet.
“Për ne është një ndeshje e vështirë, pavarësisht rezultatit të sfidës së parë që e fituam. Them kështu pasi në ndeshjen e parë kundërshtari na vuri shumë në vështirësi. Ne do të futemi në fushë sikur të ishte 0-0 dhe sikur është ndeshja e parë dhe jo e kthimit. Do futemi me mendimin për ta fituar këtë takim.
Dëmtimi? Dje kam bërë ekzaminimet e lëndimit që kam pasur dhe doli se ishte një kontraktim i lehtë dhe duke nisur nga sot do të jem 100% me grupin Gjithashtu edhe ekipi gëzon formë të mirë dhe të gjithë jemi të gatshëm për të enjten.
Optimizmi në ekipi është që nga momenti kur kemi nisur fazën përgatitore. Është normale që Partizani të hyjë gjithnjë në çdo ndeshje për të fituar. Kemi fituar 1-0 dhe normalisht një rezultat i tillë të jep pak presion. Gjithsesi, mendoj se i kemi cilësitë dhe përvojën që t’i menaxhojmë këto situata në favorin tonë.
Kjo është gjëja kryesore, pasi në radhë të parë luajmë në Tiranë. Shpresoj që tifozët e Partizanit ta mbushin stadiumin, pasi ata janë forca jonë .
Ne mendoj se duhet të jemi pak më të përgjegjshëm para porte dhe shfrytëzojmë rastet që do të na jepen.
Pika më e fortë e kundërshtarit mendoj se ka lidhje me disa lojtarë me kualitet që ata kanë në përbërje, por mendoj se do t’i ndalojmë sërish edhe në ndeshjen e kthimit.
Penallti? Jemi përgatitur për çdo lloj situate. Jemi duke u stërvitur edhe për këtë gjë, por nuk besoj se nuk ka vlerë që pas fitores në Gjeorgji ta çojmë fatin e kualifikimit deri te gjuajtja e penalltive, pasi do të ishte një risk i madh për ne”, tha Bitri.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…