Robert Levandovski mendonte se e kishte mbyllur eksperiencën e tij në Gjermani kur deklaroi në qershor se kishte kërkuar largimin nga Bajerni dhe ishte i paevitueshëm. Por sot sulmuesi polak është detyruar që të zbarkojë përsëri në Mynih, me shpresën që të bindë drejtuesit e klubit që ta lënë të largohet.
Futbollisti kërkon që të shkojë te Barcelona e cila e pret krahëhapur, ndërsa PSG ka shfaqur interesim konkret për të. Por asnjë nga klubet nuk ka bërë një lëvizje pasi ka mësuar shifrën që kërkon Bajern Mynih për futbollistin. Bavarezët duan 50 milionë euro dhe kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen, pasi janë të kënaqur edhe nëse Levandovski do të mbyllë vitin e fundit të kontratës me klubin.
Lässig in türkiser Hose und mit Sonnenbrille: Robert Lewandowski ist wieder in München! pic.twitter.com/ociGbE062o
— Heiko Niedderer (@itstheicebird) July 11, 2022
Kjo ka detyruar polakun që t’u japë fund pushimeve të tij dhe të udhëtojë drejt Gjermanisë. Ai ka zbarkuar sot në aeroportin e Mynihut me avionin e tij privat dhe pritet që nesër të takohet me drejtuesit për t’u argumentuar personalisht pse duhet ta lënë që të largohet e kësisoj, të ulin pretendimet ekonomike që kanë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…