Pritet të jetë një ditë vendimtare për presidentin e Breshias, Masimo Çelino.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, sipërmarrësi pritet në sallën e gjyqit të qytetit të Breshias për t’u mbrojtur nga akuzat evazionit fiskal.
Prokurori kërkon ngrirjen e 59 milionë eurove të aseteve të numrit një të klubit të njohur italian, ku aktivizohet dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj.
Me shumë mundësi një dënim ndaj Çelinos mund të ketë pasoja jo të lehta për të ardhmen e klubit nga Lombardia.
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…