“Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë!”, Gjekmarkaj paralajmëron Ramën: Studentët t’i patën shkulur 6 ministra, mos i nënvlerëso as pedagogët

Gjekmarkaj

Deputeti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj ka paralajmëruar kryeministrin Edi Ramën për protestë edhe më të fortë nga pedagogët, pas deklaratës së këtij të fundit se disa prej tyre nuk meritojnë as rrogën që kanë.

“Z.Rama tha që disa prej pedagogeve mbase nuk e meritojnë as rrogen që marrin.Se ai i çmon keto pune por më i dobëti prej tyre e meriton atë (rrogen) më shumë se çdo pushtetar. Studentet me force ti paten shkulur 6 Ministra, prape ti marrin. Mos i nënvlefteso as pedagoget”, shkruan Gjekmarkaj në një postim të bërë në Twitter.

Kujtojmë se pak ditë më parë pedagogët u ngritën në protestë, duke kërkuar që të rishikohet rroga e tyre dhe të rritet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×