E ndjek me interes Milani, sulmuesi i Realit të Madridit vendos për të ardhmen

Emri i tij u fol për një largim të mundshëm nga Madridi, por mesa duket Marko Asensio ka bërë prapakthehu.

ASENSIO 1

Sipas asaj që raporton iberikja “AS”, sulmuesi spanjoll, i cili ndiqej prej kohësh edhe nga Milani ka vendosur që të nisë fazat e negociatave për vijimin e bashkëpunimit me klubin “Los Blancos”.

26-vjeçari është në skadencë me Realin e Madridit në qershorin e vitit 2023 dhe pret që të ketë një akord total për rinovimin e kontratës.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Realit të Madridit në La Liga, Marko Asensio u aktivizua gjithsej në 31 ndeshje ku arriti të shënonte 10 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×