ZYRTARE/ Kontratë 5-vjeçare, Roma vijon bashkëpunimin me liderin e mbrojtjes

Tashmë është zyrtare, Roma ka vijuar bashkëpunimin me zv.kapitenin, Xhanluka Mançinin.

MANCINI

Mbrojtësi italian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në kryeqytetin italian për të paktën deri më 30 qershor 2027.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi verdhekuq me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

“Kemi ndërtuar një lidhje kaq të fortë me klubin, qytetin dhe tifozët, e cila është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Ashtu si suksesi në Ligën e Konferencës, unë e përjetoj këtë rinovim si një pikënisje të re.

Rritja dhe përmirësimi, të gjitha së bashku, është i vetmi synim që kam në mendje.”, ishin fjalët e para të 26-vjeçarit për kanalin zyrtar të klubit.

Në sezonin e kaluar përveç suksesit në Tiranë në stadiumin “AIR Albania” në finalen e Ligës së Konferencës, Xhanluka Mançini u aktivizua gjithsej me fanellën e Romës në Serinë A në 33 ndeshje, duke mos shënuar dot asnjë gol dhe dhuruar asnjë asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×