
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas urdhrit të Prokurorisë ndaj mediave për të mos publikuar asnjë të dhënë të nxjerrë nga hakerat nga sistemet e vendit tonë.
“Prokurori boll u bere zyre shtypi e qeverise, ja gjashte krime, qe cojne qeverine ne banken e te akuzuarve”, shkruan Vasili në Facebook.
Reagimi i plotë:
Pse nuk veproi Prokuroria ndaj hakeruesit te pare Edi Rama, qe i dha miliona te dhena patronazhisteve dhe e pohoi publikisht vete krimin dhe mbeshtjen ndaj tyre ??
Pse nuk vepron ndaj Erion Veliaj per 1.2 miliard eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar ??
Pse nuk vepron prokuroria ndaj qeverise, qe bllokon e çbllokon TIMS, qe s’ka asnje lidhje me hakerimin, pra hap e mbyll dyert per horrat e saj qe te hyjne e te dalin si te duan??
Pse nuk vepron prokuroria ndaj bllokimit te dhenies se pasaportave e kartave te identitetit, qe s’ka lidhje me hakerimin, por vetem me qeverine qe i duhet te paise me pasaporta zuzaret sherbetore te saj, qe “marshojne drejt Dubait ??
Pse nuk veproi Prokuroria ndaj qeverise per patronazhistet dhe daljen e miliona te dhenave persinale por ju versul mediave qe s’kishin asnje pergjegjesi?
Pse nuk heton Prokuroria ku shkuan 200 milion euro te grabitura nga qeveria per digitalizimin kur te gjitha sistemet u thyen si te ishin prej letre dhe siguria kombetare eshte rrezikuar si kurre me pare?
Pse nuk veproi Prokuroria ndaj qeverise pas raportit te Mikrosoftit qe tregoi qarte qe hakerimi kishte nje vit qe ndodhte dhe masat e domosdoshme per mbrojtjen e sistemeve nuk ishin marre fare??
Prokurori mos u shnderro ne zyre shtypi shtese te propagandes se qeverise te beje punen qe i detyron ligji.
Ja ku i ke Prokurori gjashte çeshtje te hapura, qe ulerasin, hetoi dhe coje qeverine ne banken e te akuzuarit kjo eshte detya e jote dhe jo pripaganda rilindase.