EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal droge në Itali, arrestohet i riu në Gjirokastër. Pritet ekstradimi i tij

Policia Gjirokaster

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi kërkohej për llogari të shtetit italian, si pjesë e një grupi kriminal droge.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Odise Leka, banues në Memaliaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×