Inceneratorët/ “SPAK ka fjetur për 2 vite e gjysmë”, Klodiana Lala: E njëjta skemë mashtrimi për Tiranën, Fierin e Elbasanin. Emrat e përmendur, cironka. Kupola drejtuese…

K1

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me fletë-arrestet e lëshuara sot për “Inceneratorët”.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se është e njëjta skemë mashtrimi në Inceneratorin e Fierit si në atë të Tiranës e Elbasanit dhe se të përfshira janë të njëjtat kompani e persona.

Ajo ka shtuar se personat emrat e të cilëve kanë dalë deri tani, janë vetëm peshqit e vegjël dhe jo kupola drejtuese.

Lala shtoi kritikoi punën e SPAK për të cilin tha se ka fjetur dy vite e gjysmë që ka ndikuar edhe në largimin e personave të dyshuar si Klodian Zoto i cili është në kërkim dhe është larguar nga vendi.

“Janë disa zbatues të një projekti të madh. Kompani që blinin oriz ndërsa ishin kontraktuar nga nën kontraktorët.

Klodian Zoto është në kërkim për inceneraorin e Fierit dhe Elbasanit, ka përfituar duke marrë para për bileta avioni duke udhëtuar jashtë vendim, pagesa për hotele.

Në thelb e njëjta struktura të njëjta. Të njëjtat kompani në Elbasan Fier e Tiranë. Nëse marrim një grup të strukturuar ka hierarki, tek inceneratorët jemi vetëm tek ndihmësit e nuk kemi shkuar tek kupola. Jam kurioze si nuk janë gjetur deri tani ata që janë në kërkim. Duhet të ishte hetuar nga të njejtë njerëz. SPAK ka fjetur për 2 vite e gjysmë dhe cironkat e historsë e kanë parë të arsyeshme të largohen.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×