Kapitulli “Barcelona” nuk është mbyllur për Manajn, zbulohet klauzola që mund ta kthejë në “Kamp Nou”

Rei Manaj ka finalizuar sot transferimin e tij te Uotford, pasi ka firmosur për tre vite me klubin anglez. Lojtari është prezantuar në skuadrën e re dhe do të nisë punën për pjesëmarrjen në Championship, kategorinë e dytë angleze, me objektivin e ngjitjes në elitë sa më shpejt. Por me sa duket kapitulli Barcelona nuk është mbyllur përfundimisht për sulmuesin e kombëtares.

manaj

Ka qenë vetë klubi katalanas ai që ka falënderuar nëpërmjet një lajmi në faqen zyrtare sulmuesin shqiptar pas largimit të tij drejt Anglisë për të vazhduar karrierën. Njëkohësisht, katalanasit kanë bërë të qartë se mund të kthejnë lojtarin pasi kanë vendosur klauzola në kontratën e tij për ta lënë të lirë edhe pse kishte një vit të mbetur në marrëveshjen me gjigandët spanjollë.

“FC Barcelona dhe Klubi i Futbollit të Uotford, kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Rei Manajt. Barcelona ka rezervuar të drejtën e refuzimit të parë dhe të 50% të një shitje të ardhshme”, shkruante klubi katalanas për akordin e arritur në natën e të hënës.

E drejta e refuzimit të parë parashikon që Barcelona mund të barazojë çdo ofertë që i mbërrin Uotfordit për lojtarin dhe të blejë përsëri futbollistin për atë shifër. Kësisoj, ekziston gjithmonë mundësia në teori që Manaj të bëjë prapakthehu në “Kamp Nou” nëse në vitet e ardhshme Barcelona do ta shohë të arsyeshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×