Redon Xhixha shënoi golin e vetëm për Tiranën në 2 përballjet ndaj Dudelanzh. Sulmuesi shprehu keqardhje pas eliminimit, teksa në mikrofonin për “Supersport”, pas humbjes në “Air Albania” me rezultatin 1-2, Xhixha u shpreh:
“Golin e shënova, por nuk kualifikohet skuadra goli nuk vlen. Jemi të mërzitur, mendonim që do ta kthenim rezultatin. Bëmë një pjesë të parë të mirë, në pjesën e dytë e nisëm keq, hëngrëm gol, pastaj na shënuan edhe të dytën.
Në pjesën e parë, iu afruam shumë golit, mbrojtja kundërshtare nuk ka la shumë hapësira. Mendova të shënoja në pjesën e parë, mendova se mund ta kapja topin. E ndjeva pak prekjen, nuk e dija a ishte brenda zonës apo jashtë. Nuk mendova për penallti, mendova vetëm për të shënuar.
Kjo humbje na dhemb, bëmë ndeshje të mirë sot. Luajtëm si Tirana kampione. Mërzitemi sot, nga nesër duhet të kthehemi të mendojmë për konferencën”, u shpreh Xhixha.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…