Pasojat afatgjata të sulmeve kibernetike/ “Tipar tipik i GRU ruse”, eksperti i sigurisë publike: Shërbimet sekrete po bashkëpunojnë me krimin e organizuar

46545454587

Në emisionin”Open” në News24 po diskutohet në lidhje me pasojat afatgjata të sulmeve kibernetike shënjestër e të cilave ka qenë vendi ynë.

Eksperti i sigurisë publike Fabian Zhilla deklaroi se të dhënat e marra nga sulmi po përdore nga shërbimet informative të huaja dhe kjo e sofistikon krimin e organizuar.

Ndërsa Besmir Semanaj, eksperti i informacionit dhe sigurisë, tha se një sulm i tillë vertikal dhe horizontal në të njejtën kohë, është i paprecedentë, pasi në shtete të tjera është shënjestruar vetëm një sistem apo byro.

Fabian Zhilla: Shërbimet sekreteve të vende jo armiqësore po targetojnë kontigjentët e krimit. Bashkëpunimi mes tyre e çon krimin e organizuar në nivel të lartë dhe e sofistikon.

Tipar tipik i GRU ruse.

Strategjia e luftës ndaj krimit të organizuar duhet të ketë parasysh edhe këtë gjë sepse bën shumë më të vështirë luftës. Shtete afër nesh kanë përdorur grupe paramilitare, është vrarë Xhinxhiç nga forcat speciale serbe.

Eugen Beçi: policisë së shtetit nga sot duhet të nënkuptojë një shkallë vështirësie në luftën me krimine organizuar. Të gjitha sulmet kibernetike do të shfrytëzohen deri në fund nga krimi i organizuar. Policia duhet të merret me informacionet në terren që përplasin shtetasit. E vështirë të ruhet siguria sociale. Duhet të mendojmë si do paraqitemi në gjykatë për krimet kibernetike. Rritje  e kapaciteteve dhe përshtatja e legjislacionit.

Mentor Kikia: Do të përballemi me pasoja. Nuk besoj që kjo të mos prodhojë trazira sociale dhe të mos shërbejnë si burim hakmarrjesh. Do të bjerë besimi në nivel minimal në marrëdhënien mes shtetit e qytetarit. Nëse mund të zbuloheshin edhe kush hackeroi të dhënat personale për të sulmet  e të tjerëve, dhe fakti që kjo bëhej vë në bankën e të akuzuarit shtetit që kur do e zbulon dhe kur nuk do nuk e gjen autorin, ose varet nëse sulmi erdhi nga brenda apo jashtë.

Qytetari nuk i beson më shtetit të tij.

Klodiana Lala: Mendoj që siguria kombëtare është cënuar rëndë, Institucionet nuk po tregojnë të vërtetën po fshehin shumë të dhëna. e vetmja rrugë që çështja të sqarohet është që SPAK të lërë fshehjen [as gishtit po të ngrihet një grup e të hetohet jo vetëm ky sulm kibernetik, por që në zanafillë, pra që tek patronazhistët, një megaproces hetimor. Ndryshe nëse duartrokasim patronazhistët si kryeministri, si rrodhën kartat e identiteti dhe targat, dhe e-mailet që nuk dimë sa thellë mund të kenë shkuar sepse mund të kenë prekur edhe bankat, nëse nuk ka veprim të menjëhershëm, do të kemi pasoja shumë të rënda. Kjo histori nuk është vetëm çështje sulmesh, imagjino nesër të na dalin të gjitha të dhënat e shërbimit informativ, në e-mailet kishte disa të dhëna të tilla.

Besmir Semanaj: Të dhënat personale nuk kthehen pas, do të ndjekë edhe fëmijët tanë, këdo që ka një numër regjistrimi në institucionet shqiptare. Nuk duhet të harrojmë se nuk mundtë fshehim paaftësinë e institucioneve dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Është e paprecedentë, Është hackeruar një sistem i caktuar, por hackerim horizontal dhe vertikal në të njetën kohë, kjo është e frikshme.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×