“Porti i Durrësit, plan i dytë për pastrimin e parave nëse dështon Amnistia Fiskale”, eksperti i ekonomisë: Risqet e projektit, toka mund të sekuestrohet nga banka nëse…

Shenjester 1

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj, i ftuar në studion e “Në Shënjestër” në News24 ka deklaruar se Porti i Durrësit është një plan i dytë për pastrimin e parave nëse dështon Amnistia Fiskale, e cila po kundërshtohet nga ndërkombëtarët.

Ai ka shtuar se projekte të tilla kanë dështuar më parë në Serbi dhe Itali, ndërsa shtoi se trualli mund të sekuestrohet nga banka në rast se kompania vendos të marrë kredi e të vendosë tokën kolateral e më pas të mos e paguajë.

“Po ta shohim projektin në gjenezë, nuk ka pasur asnjë garë ku kompanitë të garojnë. Jemi vend që pretendojmë të hyjmë në BE, anëtar i  NATO dhe si pikë strategjike Porti i Durrësit duhet të kishte konsultime.

Nuk ka një gjërmueshmëri të saktë të zinxhirit si janë shitur aksionet. Ka shumë kompani të regjistruar në vende të mbrojtura, pra off shore që ne nuk gjurmojmë dot pronarët. Lindin dyshime për realizimin e këtij projekti, sepse një gjë e ngjashme ka ndodhur në Serbi, një dështim dhe në Itali.

Pra vjen një projekt i i pa kërkuar.

Rrezikon risku i dështimit si në Serbi. Projekti atje ka qëndruar vetëm në disa godina e kulla. Projekti ynë, objektivi ka qenë ndërtimi i apartamenteve që do shiten siç kanë nisur pa hedhur as themelet, e shoh të barabartë me Amnistinë Fiskale për pastrimin e parave.

Të dyja, sidomos Porti u miratua në parlament me pocedurë të përshpejtuar. Nëse dështon Amnistia, porti është një mundësi e dytë shumë e mirë për të pastruar paratë. Një mundësi, kalimi jashtë territorit të Shqipërisë që nuk do çuditeshim nëse politikanët tanë kanë kompani jashtë vendit.

Të dyja, më shumë Porti u votuan në Parlament me procedurë të përshpejtuar. Alternativë e dytë, nëse dështon Amnistia, Porti është një zëvendës i mirë.

Kompania tokë e ka marrë nga shteti, mund të marrë një kredi 2 mld euro. Të lërë garanci tokën e nëse nuk e shlyen e merr banka e sekuestron.

Që në gjenezë jemi të humbur e nuk dimë kush është fitimi. Ku do i kthehen qytetarëve këto lekë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×