“S’ka justifikime në këtë ndeshje”, ish-mbrojtësi i Tiranës, Dabulla: Bardheblutë duhet të kualifikohen

Tirana do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e dytë në raundin e parë të Champions-it përballë Dudelanzhit, duke tentuar kualifikimin pas disfatës në sfidën e parë 1-0 në Luksemburg. Por pyetja që ngrihet është: A besoni te përmbysjet? Sepse Tirana e ka realizuar edhe më përpara një gjë të tillë, madje jo me një gol në disavantazh, por në sezonin 2005- 2006, bardheblutë janë mposhtur në takimin e parë 2-0 ndaj sllovenëve të Nova Goricës, dhe në të kthimit në Tiranë, kanë arritur të përmbysin me një 3 me 0 fantastike. Një prej autorëve të atyre tre golave është edhe Rezart Dabulla, i cili për “Panorama Sport” flet në prag të sfidës. Mbrojtësi kujton atë takim, si edhe tregon se çfarë duhet të bëjë Tirana sot që të përmbysë rezultatin.

564566666

 

Dabulla, ju keni shënuar njërin prej golave në përmbysjen e fundit që Tirana ka bërë në Champions, kundër sllovenëve të Goricës. Çfarë mbani mend dhe sa e vështirë ka qenë?

Faktikisht ka qenë goxha e vështirë sepse askush nuk e mendonte që mund ta kthenim atë ndeshje. Loja jonë nuk ishte fort e kënaqshme, u rrahëm 2 me 0 në ndeshjen e parë dhe nuk kishim bërë performancë të mirë në Slloveni. Pjesa më e madhe e specialistëve dhe opinionit ishin skeptikë se mund ta përmbysnim rezultatin. Por ne kemi pasur një ekip shumë të mirë atë vit, jo më kot në sulm kanë qenë Salihi me Rakllin, si dhe pjesa tjetër e ekipit, lojtarë vërtetë të mirë. Lojën këtu e kemi kthyer për pak minuta, që nga minuta e 30-të e pjesës së parë. Për më tepër kur shkuam 3-0, arritëm ta mbajmë të paprekur rezultatin deri në fund. Por 15 minutat e para kemi vuajtur nga ekipi kundërshtar, ata kishin disa raste për të shënuar gol. Për fatin, por edhe zotësinë tonë, ata nuk arritën të shënonin. Ka qenë një nga përmbysjet më të bukura të Tiranës ndër vite.

Çfarë duhet të bëjë Tirana sot për të përmbysur sërish rezultatin?

Tirana duhet të bëjë Tiranën. Unë jam pak skeptik sepse nuk e prisja të humbte, humbi dhe nuk tregoi asnjë nga vlerat që ka realisht ekipi dhe lojtarët që ka aktualisht në gjirin e vet, çaloi te çdo gjë, nuk kishte ndonjë pikë që ishte mirë, çdo gjë nuk ishte në nivel, nuk ishte Tirana që duhet të ishte, që kemi parë këtë vit që doli kampione dhe që ka ditur të dhurojë vërtet ndeshje të bukura. Kundërshtari nuk ishte shumë i fortë, ishte ekip normal, nuk kishin presion të madh dhe as cilësi të lartë, por Tirana nuk bëri asgjë për ta merituar fitoren. Nëse nuk tregohesh i kujdesshëm dhe të vlerësosh kundërshtarin që ke përballë, edhe nëse ai nuk ka emër të madh atëherë gabon. Për mua ajo ndeshje duhet harruar, sot duhet të futen në fushëme tjetër mentalitet, duhet tëjenë të kujdesshëm dhe të bëjnëdetyrën. Për mua Tirana ishte mefat që i ra ky ekip përballë. Tëgjithë ne presim që Tirana takalojë, sepse nëse nuk kalon këtëekip janë të kota fjalët e tjeraqë mund të shkojnë në grupe. Unë besoj se është një ekip i kalueshëm dhe nuk ka justifikimnëse nuk e kalon.

Duhet të sulmojë Tirana qënë fillim dhe nga çfarë duhet të tregojë kujdes?

Kjo nuk është e prerë me thikë, sepse rezultati nuk është 2 apo 3 me 0 që nuk ke çfarë humb dhedo të sulmosh që në fillim, rezultati është me një gol kështu qëduhet të tregohet e kujdesshme, duhet të sulmojë sigurisht, por duhet të jetë shumë e kujdesshme mbrapa sepse një gol i pësuar evështirëson lojën. Taktikën e zgjedh më mirë stafi teknik sepsedinë më mirë aftësitë e lojtarëve dhe kanë studiuar lojën e kundërshtarit. Për ne që jemi dashamirëstë klubit dhe tifozë të këtij ekipi, me rëndësi është të na nderojnëdhe të kalojnë turin, pasi do tëjetë turp nëse nuk kalojnë. Nukështë e lehtë, do punë dhe djersënë fushën e lojës, por Tirana duhet të kthehet në lojën e saj, shpresoj që lojtarët të cilët dotë jenë para portës të shënojnëgol dhe mos ta humbasin mundësinë.

Sa mendoni se do të ndikojë mungesa e Limajt?

Mungesa do të ndihet, por ekipika 11 lojtarë, stafi duhet të gjejë dikë për ta zëvendësuar. Tirana është klub i madh dhe nukmund të varet vetëm te një lojtar.Është mungesë e rëndësishme,por duhet të kenë menduar njëzëvendësues, sepse dihej kjo mungesë që në momentin që morikartonin e kuq.

Cilësia e fushës do të jetë një favor të bardhebluve?

Do të ndikojë për mirë. Fusha është më e mirë dhe Tirana ka luajtur shumë ndeshje në atë fushë,e njeh mirë dhe ndihet komodenë fushën ku ka ditur të shfaqëvlerat e saj më të mira, dhe kaarritur të fitojë edhe me rezultate të thella. Ky është favor përTiranën, por duhet të vendosëshpirtin në fushën e lojës.

Po rregulli i golit jashtë fushe, që tashmë është hequr…

Edhe rregulli patjetër që ndihmon. Megjithatë, kisha shpresase Tirana nuk do të humbistetakimin e parë, mbase nuk dotë fitonte, por nuk do të mposhtej. Humbja me atë ekip në atëfushë dhe atë formë, si në gjumëgjatë gjithë kohës, nuk e prisja.

KRISTI SEJATLLARI-Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×