Junajtid ka triumfuar në miqësoren e parë të fazës përgatitore, ku ka mposhtur Liverpulin me rezultatin 4-0.
Kjo ishte dhe ndeshja e parë e teknikut holandez Erik Ten Hag në stolin e “Djajve të Kuq”, të cilët shkëlqyen edhe pa Kristiano Ronaldon i cili mungon për shkak të arsyeve familjare.
Junajtid siguroi gjithçka që në pjesën e parë e cila u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa goli i fundit i sfidës u shënua nga Fakundo Pellistri, i cili vulosi rezultatin final 4-0.
REZULTATI FINAL:
Mançester Junajtid 4-0 Liverpul
Sanço 12′, Fred 30′, Martial 33′, Pellistri 76′
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…