Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca ndaj Arber Paplekajt, ja arsyeja

Arbër Paplekaj

Sërish është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Arber Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e mjekut elbasanas, Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit 2021.

Kësaj radhe shkak ishte Emiljano Prenga, i plagosur në atë ngjarje pasi nuk kishte marre njoftim për seancën e kësaj të Enjteje.

Dosja e bujshme e 21 prillit 2021 po shqyrtohet e gjitha bashkë përfshirë edhe punonjësit e policisë. Në një situatë të tillë nga Mirash Martini, avokati i Arbër Paplekajt është kërkuar heqjen e çështjes nga Gjykata e Elbasanit. Me këtë pretendim avokati Martini i është drejtuar me një kërkesë të protokolluar Gjykatës së Lartë si dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit pasi kjo e fundit nuk mund të vendosë largimin e çështjes në fjalë. Kështu që në lidhje me këtë kërkesë pritet të shprehet Gjykata e Lartë.

Avokati Mirash Martini e justifikon kërkesë drejtuar Gjykatës së Lartë me faktin që persona me rrezikshmëri të lartë të përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan janë ende të lire. Në seancën e kësaj mesjave Arbêr Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm.

Ndëkaq Avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj tha se procesi po zhvillohet sipas rregullave dhe se pala mbrojtëse e familjes Xhuvani nuk sheh zvarritje të procesit. Do presim vendimin e gjykatës së Lartë për shqyrtimin e kërkesës së avokatit të Paplekajt për ndryshim të gjykatësit. I kemi paraqitur gjykatës kërkesën për pranimin e familjes Xhuvani si palë paditëse dhe presin zhvillimin e seancês së rradhës deklaroi Tahiraj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×