Festa e transparencës për qytetarin vjen atëherë kur SI (sistemi i informacionit) shpërthen!

Fugaaa

Nga: Artan Fuga

Festa e transparencës për qytetarin vjen atëhere kur SI (sistemi i informacionit) shpërthen!

Sa bukur, fantastike!

Le të shohim rroga, fitime, taksa, honorare nëpër dhjetra borde, miliarda nëpër lobingje, mos bëni sikur u bë hataja, në QKB, Instat, Komisionin qendror zgjedhor, kudo këto duhet të jenë fare transparente!

Ca informacione shumë të rënda për demokracinë, për harxhimin e parasë publike si mall babai, korrupsionin financiar të politikës, lobingjeve amorale, ngjyrjen e gishtit të ministrave, politikanë, shtetarëve, në mutrat e plehrave për t’u djegur, në sipërmarrje publike, me valixhe me parà, etj., që nuk informoheshim kurrsesi as nga media, as nga nëpunësit publik, që nuk kishte Zot që i nxirrte në publik, po i marrim vesh nga çpimi, çarja, skopja, shpërthimi i tollumbaces të sistemit të brendshëm të informacionit në administratë, nga sherret e politikës me njera tjetrën, ti je hajdut, jo ti je hajdut, jo ne jemi hajdutë, jo ju jeni hajdutë, nga hakerat që na e çvirgjëruan në mes të botës, nga skandalet që plasin në vende të huaja, i zhvirgjëruan ditën për diell ato që na i mbanin sekrete, që i shihnim por tani i kemi me shifra dhe fakte!

Festë fare!
Ajo që më habit, ca opozitarë, hahahaha, janë shqetësuar pse të palarat kanë dalë! Bërtasin : Ku është
e drejta e personit për privatësinë e të dhënave? Kush do privatësi? I papuni, apo ai që mezi mban frymën me ndihmë sociale? Poooo, na u cënokan të drejtat personale!

Janë të tjera ato të dhëna personale që duhen mbrojtur për cdo qytetar. Ato që i cënojnë dinjitetin dhe jetën private! Ato po, janë të shënjta!

Kjo është larje e çarçafeve në pusin e fshatit!

Cibani plot qelb u ça, moralistët kanë dalë të përdalë, atë që çuni i vogël thoshte se Mbreti është lakuriq, dhe askush nuk e shihte, tani e shohin edhe qorrat!

Jo të verbërit, por qorrat!

Guxoni tani kërkoni moral në shtëpinë publike!

Yttttt, legena! Racë patronazhistësh!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×