Kualifikimi në turin e dytë, Drita do të përballet me skuadrën e… Van Bomelit

Drita e Gjilanit arriti të bënte krenarë të gjithë tifozët shqiptarë mbrëmjen e sotme, teksa mposhti me rezultatin 3-0 finalndezët e Inter Turkut duke u kualifikuar për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Drita festa

Në vijim gjilanasit e trajnerit Nuhiu, i pret një përballje tepër e vështirë ndaj belgëve të Antverp, që drejtohet nga ish-mesfushori  i njohur holandez, Mark Van Bombel.

Dueli i parë do të zhvillohet më 21 korrik në Belgjikë, teksa ai i kthimit luhet më 28 korrik në Prishtinë. Skuadra e Antverp, ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë si Naingolan, Fisher, De Laet etj.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×