
Është publikuar foto e dhomës ku flinte 22-vjeçarja keniane në Tiranë, e cila u dhunua barbarisht më 14 gusht të këtij viti..
Foto është publikuar nga emisioni “Opinion”, ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se hetuesit kanë dyshime që në dhomë të kenë qenë edhe persona të tjerë, dhe se një element tjetër është fakti se dritaret e dhomës kanë qenë të mbyllura ndërsa dera e hapur.
Kujtojmë e ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti, por sipas Lalës njoftimi i policisë për ngjarjen ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë, e cila ka qenë dhe personi që ka dhënë sinjalizimin e parë për rastin.