Jyrgen Klop pranon se Liverpuli i tij nuk ishte gati për miqësoren e parë kundër Junajtidit dhe këtë e reflekton rezultati 4-0.
“Sigurisht që ndeshja erdhi pak shumë shpejtë për ne, për disa nga djemtë tanë.
Por pamë shumë gjëra të mira në këtë ndeshje, edhe pse në momentet vendimtare nuk ishim mjaftueshëm të qartë për të finalizuar rastet tona. Shpërdoruam shumë raste të pastra.
E pranojmë këtë. Por gjëja më e rëndësishme pas ndeshjes është se, pavarësisht se unë e urrej të humbas, të gjithë kanë 30 minuta në këmbët e tyre tani.
Për disa është e pashpirt, sepse kishin vetëm tri ditë në stërvitje, por kjo është jeta e një futbollisti profesionist”, tha trajneri gjerman
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…