VIDEO/ Ankth në avion, mjegulla dhe shiu shtyjnë ndeshjen e Ligës së Kampioneve

Ndeshja e turit të parë të Ligës së Kampioneve mes Ki Klaksvik dhe Bodo/Glimt, është shtyrë nga UEFA me një ditë, për shkak të pamundësisë së skuadrës norvegjeze për të udhëtuar gjatë ditës së hënë drejt Ishujve Faroe ku luhej sfida e kthimit.

Collage Maker-12-Jul-2022-11.16-PM

Ndeshja ishte planifikuar të luhej të martën, po një mjegull e dendur mbi aeroportin e vogël dhe një stuhi shiu ka bërë që asnjë avion të mos arrinte të ulej. Kështu, Bodo/Glimt lajmëroi UEFA-n se nuk mund të udhëtonte, duke bërë që ndërkombëtarët të shtynin ndeshjen.

Ekipi norvegjez udhëtoi vetëm gjatë ditës së sotme, jo pa panik në avion pasi ulja në aeroport në Ishujt Faroe ka qenë përsëri shumë e vështirë mes turbulencave për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithsesi skuadra ka mbërritur në destinacion dhe kësisoj është vendosur që ndeshja e sotme të shtyhet për nesër, për të plotësuar duelin i cili sheh Bodo/Glimt në avantazh pas fitores 3-0 në sfidën e parë.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×