Mesfushori kavajas Regi Lushkja, është duke kaluar një moment të shkëlqyer me Sherif Tiraspolin. Futbollisiti u transferua nga Laçi, te kampionët e Moldavisë, teksa është shndërruar menjëherë në protagonist.
26-vjeçari ka arritur të fitojë vendin e titullarit te Sherifi, duke i shpërblyer mësë miri besimin trajnerit. Lushkja ishte protagonist absolut në kualifikimin e Sherifit mbrëmjen e sotme ndaj Zrinjskit, ku moldavët triumfuan me rezultatin 1-0.
Në minutën e 22-të, Lushkja krosoi bukur nga këndi, teksa futbollisti kundërshtar Saviç, u detyrua të shkaktonte autogol, duke i dhuruar kështu kualifikimin ekipit të shqiptarit. Kavajasi qëndroi në fushë 93 minuta, madje në minutën e 62-të, u ndëshkua me karton të verdhë. Ndeshja e parë e zhvilluar në Bosnjë përfundoi me rezultatin 0-0.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…