44 milionë euro për transferimin e tij, Çelsi gati të rikthejë në Londër mbrojtësin e rivalëve

Në pritje për të mbyllur ofensivën për Kulibalin, Çelsi po punon për rikthimin e Natan Akes. Aktualisht 27 vjeç, ai u ble pikërisht nga klubi 10 vjet më parë si një nga talentet më premtues të akademisë së Fejnordit.

5656546

Tetë vite në Londër, por vetëm 17 prezenca bënë që për holandezin të interesohej Mançester Siti. Sheikët paguan 45 milionë euro për ta blerë pas shkëlqimit që Ake pati në tri vitet si i huazuar të Bërnmëthi.

Tani që as Guardiola nuk po i ofron hapësirën e shpresuar, mbrojtësi ka pranuar rikthimin aty ku nisi rrugëtimi i tij në futbollin anglez. Çelsi është gati të shpenzojë 44 milionë euro për ta vënë holandezin nën urdhrat e Tuhelit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×