Broja ka një rival të ri, talenti i Italisë konkurron bomberin kuqezi për transferimin në Premier Ligë

Uest Hemi prej disa ditësh ka shfaqur interes për transferimin e Armando Brojës, me klubin që ka pasur dhe disa kontakte direkte me Çelsin për sulmuesin e Kombëtares. Sidoqoftë duket se Broja nuk është alternativa e tyre e vetme për sulmin, me klubin anglez që është gjithashtu duke përparuar në negociatat me Sasuolon për Xhanluka Skamakën.

SKAMAKA

23-vjeçari italian disa ditë më parë u përfol shumë afër një transferimi te PSG-ja, por tratativat nuk u finalizuan kurrë duke i lënë mundësi Uest Hemit të futet në garën për të duke i ofruar klubit italian 40 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij.

Sasuolo duket e hapur ta pranojë këtë propozim me Skamakën i cili duhet ende të thotë fjalën e tij për këtë transferim që me shumë mundësi do të largonte më pas interesin e Uest Hemit ndaj Brojës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×