E KRYER/ Zyrtarizimi çështje orësh, Barcelona arrin marrëveshjen me sulmuesin brazilian

Zyrtarizimi është çështje orësh, por tani Rafinja mund të thuhet se është futbollisti i ri i Barcelonës.

RAFINJA

Sulmuesi brazilian ka bindur drejtuesit katalanas për ta bërë për vete, teksa me anë të një komunikate ekipi spanjoll bën me dije se marrëveshja është arritur dhe se zyrtarizimi do të vijë direkt pasi 25-vjeçari të kalojë me sukses vizitat mjekësore.

Rafinja ishte pjesë e Lids Junajtid dhe në sezonin që përfundoi u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 35 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

Ai më parë ka qenë pjesë edhe e Vitoria Guimaraesh, Sporting Lisbonë dhe Ren.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×