EMRI/ Dëmtohet në kokë në ambientet e punës, ndërron jetë 60-vjeçari në Fier

Ambulance 640x440 1

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është plagosur në vendin e punës.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se viktima është identifikuar si Fetah Hyka, dhe se është dëmtuar në kokë nga mjeti tip “Pirun”, në një pikë grumbullimi për skrap.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, shtetasi Fetah Hyka, 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×