Divorci i Françeko Totit me Ilari Blasi vijon të bëjë jehonë në mediat italiane.
Pasi dyshja e famshme bëri publik vendimin e tyre, mediat kanë nisur një fushatë të vërtetë duke zbuluar detaje që sollën prishjen e martesës 17-vjeçare.
Ish kapiteni i famshëm u kap mat nën shoqërinë e Noemi Boki ndërsa së fundmi është zbuluar edhe mashkulli me të cilin Ilari kishte krijuar një lidhje paralele.
Sipas Corriere della Sera, i treti i paftuar është Antonio Spinalbese, ish-stilist flokësh, por që në Itali njihet si ish i dashuri i Belen Rodriguz, të dy kanë dhe një vajzë të vogël, Luna Mari.
Deri në këto momente as Ilari e as Spinalbese nuk e kanë mohuar një lajm të tillë. Ilrai për momentin ndodhen me pushime në Afrikë së bashku me fëmijët e saj, pa Totin.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…