Situatë e çuditshme te Barcelona/ Sulmuesi vazhdon stërvitjen me skuadrën, por është pa… kontratë

Osman Dembele e ka ndarë mendjen për të qëndruar në Barcelonë. Shumë shpejt sulmuesi i kombëtares franceze pritet të rinovojë kontratën e tij me klubin, teksa kontrata aktuale kishte përfunduar më 30 qershor.

DEMBELE 1

Kontrata e re e tij me Barçën pritet të jetë vetëm një formalitet, teksa Dembele ka habitur botën, duke iu bashkuar Barcelonës në stërvitje, pa pasur një kontratë me klubin e tij. Lajmdhënësi ka qenë Pier Emerik Obamejang, mik i tij.

Sulmuesi nga Gaboni ka publikuar një foto në “Instagram” nga dhomat e zhveshjes së Barçës pak para seancës së djeshme stërvitore, ku shfaqet edhe Osman Dembele. Më pas, ai ka dalë në stërvitje me shokët e skuadrës, duke e bërë në këtë mënyrë fakt të kryer rinovimin.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×