Turistët bllokohen në Theth/ Pronari i bujtinës apelon për ndihmë në News24: Situata e rëndë, kërkojmë një fadromë që të hapë rrugën

Theth Bujtinaaa

Moti i keq që ka përfshirë vendin, ndërkohë që situata në zonat veriore është më problematike. E tillë është situata në Theth ku disa turistë kanë mbetur të bllokuar në bujtina për shkak të rrugës së pakalueshme.

Pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, Ylli Proçka tha për News24 se situata është e vështirë, pasi prurjet e përrenjve kanë përmbytur rrugët. Ai kërkoi ndihmë live për ndërhyrje me një fadromë, për të mundësuar hapjen e rrugës.

“Situata është shumë e rëndë. Turistët janë bllokuar. Drita s’ka, as internet. Duam një mjet, një fadromë që t’i nxjerrim. Ata kanë ardhur që dje në bujtinë. Te Kisha janë goxha bujtina, janë izoluar disa makina. Ata nuk kanë ku shkojnë. Një makinë ka mbetur e bllokuar te përroi. Kemi njoftuar autoritetet, por askush s’ka ardhur për ndihmë. Të na kishte ndihmuar ndonjë me një fadromë. Çdo minutë është dhe më e keqe. Turistët janë shqiptarë.”, tha pronari i bujtinës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×