
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti ndodhi në rrugën Transballkanike, ku janë përplasur dy automjete. Një nga automjetet përfundoi mbi rotondo pas përplasjes.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e një prej automjeteve tip “Benz” duke u futur në rrethrrotullim dhe duke goditur më pas automjetin tip “Audi”.
Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonias, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.