Bënin gara me mjete sportive, përplasen dy makina në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Policia Naten 1

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një garë me mjete sportive.

Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur tek Arena Kartin Albania 3, në fshatin Pjesës, Shijak, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatw garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×