E trishtë/ U diagnostikua me tumor, sulmuesi 24-vjeçar tërhiqet nga futbolli

Një sëmundje e rëndë i ka ndërprerë ëndrrën dhe pasionin në mes, sulmuesi gjerman Marko Richter, i cili do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në testikuj, pasi është diagnostikuar me tumor. Kësisoj 24-vjeçari i Hertës duhet të braktisë futbollin, qoftë edhe përkohësisht. Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate zyrtare:

RICHTER

“Hertha BSC ka marrë një lajm të në prag të transfertës angleze (kundër Derby Countyt). Marco Richter do të jetë përkohësisht i padisponueshëm: nga analizat urologjike ka rezultuar se është i prekur nga një tumor në testikuj, i cili duhet hequr me kirurgji. Mbetet për t’u bërë një diagnozë përfundimtare.

Klubi do të përditësojë tifozët për progresin e shëndetit të Marcos kur të ketë informacione më të detajuara. Deri atëherë ne kërkojmë që të respektohet privatësia e Marcos”, shkruan klubi gjerman.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×