“Ku e di ti?”/ Përplaset me Klevis Balliun, avokati Ngjela braktis studion: Nuk kam punë, natën e mirë

44444

Avokati Spartak Ngjela ka braktisur studion gjatë emisionit “Now” teksa po flitej për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh në “Euronews Albania”se ky i fundit ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Pas debatit me këtë të fundit, avokati është ngritur nga karrigia dhe është larguar nga studio.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit

Balliu: Ku e di ti?

Ngjela: E njoh ligjin amerikan.  Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.

Balliu: Kur e tha?

Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×