Ushtria dhe Emergjencat Civile në terren, rreth 50 banesa të përmbytura në Bërdicë të Shkodrës, administratori: 20 familje janë evakuuar!

Shkoder Permbytjet

Situata në Shkodër vijon të jetë emergjente për shkak të reshje të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të dendura.

Aktualisht situata shqetësuese është edhe në Bërdicë, ku rreth 50 shtëpi janë të përmbytura. Ndërkohë makina e ushtrisë ndodhet në terren për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe banorëve të bllokuar të zonës.

“Janë rreth 50 shtëpi të cilat janë të përmbytura ku banorët janë në vështirësi”, tha gazetari Osman Stafa.

Administratori i njësisë Bërdicë u shpreh se 20 familje janë evakuuar.

“Që dje pasdite bashkia Shkodër ka qenë në dispozicion të banorëve të Bërdicës, është bërë i mundur evakuimi i 20 familjeve. Janë përcaktuar familjet në rrezik. Aktualisht vetëm në fshatin Bërdicë e Sipërme janë rreth 50 banesa ku kanë ujë në oborre, një qendër shëndetësore është përmbytur. Një pjesë e këtyre familjeve janë vendosur në konvikte dhe pjesa tjetër pranë familjarëve të tyre. Familjet që janë në rrezik i kemi të përcaktuara. Bashkia Shkodër po bashkëpunon me strukturat e veta për zgjidhjen e mëtejshme të problematikave. Këtu fillon përmbytja e zonës së Berdicës dhe ne shpresojmë të mos kemi jetë njerëzore të rrezikuara , për raste të tjera jemi në gatishmëri të plotë”, tha më tej ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×