Fillimisht u la jashtë listës së skuadrës së Çelsit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Armando Broja, është bashkuar së fundmi me blutë e Londrës, së bashku me blerjen e bujshme të merkatos së verës, Rahim Stërling.
Në videon e postuar sonte nga klubi anglez, shihet talenti shqiptar, bashkë me ish-lojtarin e Sitit, të cilët do të vihen menjëherë nën urdhrat e trajnerit Tuhel. Vlen të theksohet se Stërling u zyrtarizua ditën e sotme, për shërbimet e tij, klubi pagoi plot 50 milionë paund.
LDN ➡️ LA! #SterlingIsChelsea pic.twitter.com/2orJhdkOJJ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2022
Një shans i artë ky për Brojën, që të shpalosë gjithë vlerat e tij, për të bindur trajnerin gjerman, që ti japë një shans te skuadra londineze. Në SHBA, Çelsi, do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore dhe interesi është i madh për të parë se cili do të jetë vendimi për Brojën.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…