Rahim Sterling është futbollisti më i ri i Çelsit. Sulmuesi i kombëtares angleze ka firmosur me klubin londinez pasi i dha fund aventurës së tij me Mançester Sitin.
Sterling kreu vizitat mjekësore me klubin nga Londra ditën e djeshme, ndërsa sot udhëtoi për në Los Anxhelos për të firmosur kontratën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Blutë” ka konfirmuar për transferimin e 27-vjeçarit.
A star in LA! 🇺🇸#SterlingIsChelsea pic.twitter.com/kgTYEI3ybn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2022
Ky është transferimi i parë i Çelsit në epokën e presidentit të ri të “Bluve”, amerikanit Tod Boehli.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…