Adriano Galiani nuk i ndahet Uanda Narës, dy takime për të bërë realitet ëndrrën e Beluskonit

Adriano Galiani kërkon me çdo kusht që Monza të prezantohet në Serinë A me një skuadër të denjë për të mbijetuar pa shumë vështirësi në elitë. Administratori i përgjithshëm i Monzës, edhe pse ka bërë lëvizje të rëndësishme në merkato, synon një yll që të bindë të gjithë se projekti i ri i Berluskonit nuk është një kapriço e momentit e ish-presidentit të Milanit, i cili i ka kërkuar një ekip shumë cilësor.

galiani

Ndaj për këtë arsye, ai vazhdon të insistojë me ngulm për të kthyer në Itali Mauro Ikardin. Sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e PSG-së dhe i është bërë e qartë se mund të kërkojë një skuadër tjetër. Galiani ka nuhatur se mund të afrojë një lojtar i cili në Itali ka bërë shumë mirë dhe për këtë arsye, ka kontaktuar Uanda Narën.

uanda ikardi

RMC Sport në Francë insiston se në ditët e fundit ai është takuar dy herë me gruan-menaxhere të sulmuesit, për t’i bërë një ofertë që ta bindë të lërë Parisin për t’u kthyer në Itali. Synohet që përgjigja përfundimtare të vijë në këto ditë, pasi Monza kërkon të ketë një grup sa më të plotësuar që në korrik.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×