
Një kamion është përmbysur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Policia bën me dije se për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa shton se si pasojë është bllokuar rruga.
“Rreth orës 12:20, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën, automjeti kamion (pa ngarkesë), që drejtohej nga shtetasi I. M., banues në Serbi. Nuk ka dëme në njerëz”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.