“Do vijnë gjëra të rëndësishme në ditët në vijim”, presidenti i Milanit zbulon gjithçka: Objektivi ynë në Champions është…

Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, është i bindur se kuqezinjtë do të vazhdonin rrugëtimin e sukseseve. Ai ka pranuar duke folur për Milan TV se ekipi po përjeton ende entuziazmin e titullit të fituar në edicionin e kaluar, por pak nga pak po hyn në shinat e një edicioni të ri ku premton surpriza e objektiva të rëndësishëm.

skaron

“Kemi përjetuar disa javë fantastike pasi kemi fituar titullin. I kujtojmë të gjithë turmat e tifozëve që festonin, kam gjetur një entuziazëm të madh te Pioli i cili është gjithmonë ‘zjarr’, ndërsa lojtarët po kthehen nga pushimet. Të premten do të jenë të gjithë këtu dhe do të rifillomë në maksimum për sezonin e ri. Pres që Maldini dhe Masara të çojnë përpara projektin dhe strategjitë e tyre në merkato dhe jam i sigurt që do të mbërrijnë gjëra të rëndësishme në ditët e ardhshme.

Suksesi i vitit të kaluar është pasojë e një ndërtimi të duruar që nisi katër vite më parë. Në vitin 2018, Milani ishte në minimum në të gjithë këndvështrimet. Por kishte profesionalizëm të madh që u rrit dhe u integrua më shumë, ne jemi optimistë. Një nga objektivat është ai që të kalojmë grupin në Ligën e Kampioneve, jemi besimplotë dhe kemi të gjithë përbërësit e duhur për të bërë mirë”, tha Skarone.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×