Hetimi i FBI për sulmin kibernetik, ish-ministri i Drejtësisë: Ndodhi një muaj pasi sistemi iu dorëzua patronazhistëve

Eduar Halimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar sot pas një raporti të FBI-së sipas të cilit hakerat kishin 14 muaj që ndodheshin brenda sistemeve të e-albania.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Halimi shkruan se sulmi i hakerave ka ndodhur një muaj pasi sistemi u shpërnda te patronazhistët e Partisë Socialiste.

Statusi i Halimit

Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj pasi sistemi iu dorëzua Patronazhistëve?

Përveç detajeve teknike që ekspertët vërejnë në raportin paraprak, i cili me sa duket nuk përfshin sulmin mbi TIMS dhe  në inbox ish Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë, ajo që konfirmohet është se:

📍1. Sulmi paska filluar 14 muaj para datës 16 korrik 2022, pra 14 maj 2021

📍2. Nuk ka diskutim se lista e patronazhistëve e dalë në 11.4.2021 ishte krijuar duke u vënë e-albania në dispozicion te politikës. (rastet e shumë të punësuarve  të deklaruar në e-albania vetem 1 muaj para daljes se listës, tregon pikërisht këtë si burim të hartimit të listave)

📍3. Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj më pas, pra në 14 maj 2021,  pasi e-albania vendosi të dhënat dhe sistemin në duart e patronazhistëve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×