Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet 27-vjeçari në Tepelenë (EMRI)

Policia

Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Edison Lama. I riu është arrestuar pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

Njoftimi:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 muaj burgim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Edison Lama, 27 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

Ky shtetas ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volksëagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019. Automjeti u ndalua nga Policia, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×